Një gol i Henrikez në sekondat e fundit i mohoi një fitore madhështore Skënderbeut në “Maksimir Stadium” të Zagrebit përballë vendasve të Dinamos. Një barazim 1 me 1, gjithsesi mjaft pozitiv për ekipin shqiptar në kuadër të takimit të kthimit në “Elbasan Arena”.



