
Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Territoriale, Dhurata Çupi, thotë se opozita nuk nxiton për miratimin e reformës, por se janë mbledhur që nga 15 qershori në mënyrë kalendarike dhe opozita e ka gati raportin e ekspertëve.
Duke folur për MCN TV, Çupi deklaroi se është shtuar në ekspertizë gjithçka që grupet e interesit për reformën territoriale, janë dëgjuar në komision.
Në seancën e së martës rapori i KLSH vinte pikat mbi i mbi gjithçka opozita ka denoncuar se kjo reformë është e dështuar, sa i takon shërbimit ndaj qytetarëve, buxhetit që i shkon bashkive etj.
Opozita e ka gati eksprtizën, ishte programuar për të premten raporti i i ekspertëve tanë dhe më 30 shtator ne si opozitë do e depozitonim në Kuvend.
Në seancën e fundit dëgjimore bashkëkryetarja socialiste kërkoi shtyrjen me justifikimin se këto dëgjesa dhe raporte, do të duhet që ekspertët e tyre ti studiojnë dhe ekspertëve të tyre u duhet kohë.
Uroj që t’i thërrasin arsyes dhe kërkesës së gjithë qëytetarëve shqiptarë që kërkojnë rishikim.
Reforma duhet të ndryshojë se i duhet qytetarëve shqiptarë. Ka qenë një reformë ku bashkitë i ka marrë në tavolinë mazhoranca dhe Edi Rama. Nuk duhet të ketë më të tilla hile.
Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, Shqipëria kjo është, fakti që të dy pjesët e PD shkojnë drejt një harte, do të thotë se është një hartë e konsultuar mirë nga opozita shqiptare.
Kam bërë thirrje publike, jam e gatshme të ulem në çdo moment të finalizojmë një raport me të dy palët. Çdo artikulim dhe vendimmarrje do të jetë vetëm në të mirë të PD.
I bëj thirrje përsëri qeverisë dhe mazhorancës mos u tallni me qytetarët, mos jepni prononcime për një punë të komisionit që nuk ka përfunduar.
I bëj thirrje Partisë Socialiste që ti thërrasin logjikës dhe arsyes, në 25 prill, PD u votua nga gjysma e shqiptarëve është reformë e dështuar, e pastudiuar dhe me qëllime të pastra elektorale, kjo nuk duhet lejuar.
Është e mira të bëhemi të gjithë bashkë që të kemi një front të mirë për ta mbrojtur. Janë 62 deputetë opozitarë, Partia e Lirisë, parti të tjera aleate dhe të PD, është e nevojshme të bëjmë një front të përbashkët opozitar.
E pyetur se si opozita do të shkojë në zgjedhje, Çupi deklaroi se Presidenti duhet të dalë jo më herët se 9 dhe jo më vonë se 6 muaj me dekret.
Sipas saj, edhe reforma e vitit 2015, u miratua disa muaj më para dhe u implementua në zgjedhje.
Në momentin që kërkojmë 30 bashki më shumë, nuk është vështirësi e KQZ për ta implementuar.
Qëllimi është që reforma territoriale të miratohet dhe të implementohet për këto zgjedhje, ne nuk mund ta bëjmë për zgjedhjet e 2027.
Kërkoj që të rritet numri i bashkive, në mënyrë që qytetarëve tu shkojë shjërbimi sa më pranë.
Lidhur me situatën në Partinë Demokratike, kërkoi që deputetë të lëshojnë të gjithë pe dhe të bëjnë një hap pas, duke shtuar se duhet të heqin mllefin dhe krenarinë me qëllim bashkimin.
Për qytetarët shqiptarë ka rëndësi që Partia Demokratike që ka qenë në qeverisje, të bashkohet për interesin e qytetarëve shqiptarë.
Nga ana tjetër, Çupi u shpreh kundër bordeve të ngritura nga qeveria.
Kam dalë para mediave dhje e kemi kundërshtuar, janë borde abuzive dhe klienteliste që i shërbejnë vetëm biznesmenëve, qytetarëve nuk ju kanë sjellë asnjë të mirë.



