Basha fton Ramën në debat televiziv: Eja të bëjmë bilancet

Basha fton Ramën në debat televiziv: Eja të bëjmë bilancet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ftoi dje në një debat televiziv kryeministrin Rama. Basha e bëri këtë ftesë publike gjatë takimit elektoral në Fierit, ku prezantoi kandidatët e PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit.

“Sonte e ftoj këtu nga Fieri për një debat televiziv me kandidatin për kryeministër të republikës së re.  Edi Rama mund të shëtisës në Shqipëri duke treguar barcaleta, por nuk i çon dot 4 javë me barcaleta, eja në debat, bëj bilancin tënd, unë bilancin tim. Ti programin tënd unë programin tim dhe qytetarët të vendosin me votën e tyre. Ftesën e bëra publike, po nuk e pate dëgjuar po ta nis dhe me shkrim. Por tani do ta them unë pse nuk vjen të shpjegojë, të japë llogari. Ndonjë punë edhe e ka bërë. Unë vetë i kam parë palmat me sy, ti thua asgjë. Mijëra palma, palma dhe fasada bosh”, tha Basha.

Basha tha se do të heqë sistemin propocional dhe deputetët do të zgjidhen direkt nga populli. “Si kryeministër do të mbaj premtimin për një republikë  të re, për një ekonomi të fortë. Së bashku do të ndërtojmë një Shqipëri ku shqiptarët të kenë mundësi dhe politikanët të jenë shërbëtorët tuaj kokëulur. Ndaj republikë e re do të thotë fund sistemit propocional, zgjedhje direkte deputetësh nga populli, do të thotë fuqizim i votës dhe vendimarrjes qytetare, kontroll dhe balancë, do të thotë fund pushtetit arrogant që në këto vite mendoi për vetë dhe jo për popullin”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy