Bejko: Berisha po përpiqet të deligjitimojë SPAK-un. Primaret në këto kushte, përçajnë PD-në   (VIDEO)

Bejko: Berisha po përpiqet të deligjitimojë SPAK-un. Primaret në këto kushte, përçajnë PD-në   (VIDEO)

Pedagogu Roland Bejko tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se kryedemokrati Sali Berisha po përpiqet të deligjitimojë kredon që SPAK-u ka krijuar te qytetarët. Duke komentuar deklaratat e tij se në garazhin e Ajola Xoxës janë gjetur 300 mijë euro, Bejko thotë se është herët për të thënë nëse Berisha ka informacione nga SPAK-u, apo informacionet ia ka dhënë Nesti Angoni. 

"Ka pasur shumë raste që Berisha ia ka futur kot dhe ia ka lënë fajin qytetarit dixhital. Ka patur edhe raste që i kanë dalë ato që kanë thënë, kanë rezultuar informacione që vijnë brenda institucioneve. Në këtë rast është shpejt për të thënë nëse e ka informacionin brenda SPAK-ut, ose mund të jetë Nesti Angoni që mund t’ia ketë dërguar Berishës, për t’u bërë presion institucioneve. E gjithë kjo është pjesë e teatrit politik, ku Berisha kërkon ta banalizojë punën e SPAK-ut për ta deligjitimuar kredon që ka krijuar te qytetarët. Besueshmëria e qytetarëve në nivel kaq të lartë të SPAK-u, Berisha do që të ulë SPAK-un dhe të ngrejë veten. Akuzat ndaj SPAK-ut janë thjesht presion politik, për ta mbajtur SPAK-un larg dyerve të tyre".

Duke folur mbi hetimet e SPAK-ut për Veliajn, Bejko tha:

SPAK-u e ka deklaruar qartësisht që janë dyshime të konfirmuara dhe SPAK-u ka thënë që të 4-ta akuzat i kanë të vërtetuara dhe po bëhet aspekti procedurial që të kopsitet dosja dhe ta çojë në gjykatë. Më mirë të mos ngutet dhe ta kryejë punën siç duhet, se sa të ngutet dhe të bëjë një punë gjysmake, që s’do t’i shërbejë drejtësisë vërtet”.

I pyetur nëse vendimet e fundit të qeverisë për çmimin e energjisë dhe bonusin e pensionistëve janë me prapavijë elektorale, Bejko tha:

Se jemi pak muaj para zgjedhjeve ato kanë prapavijë elektorale. Do të kenë reflektim elektoral te qytetarët dhe kandidatët për deputetë të PS do t’i përmendin si suksese, duke qenë se paketën e sukseseve e kanë të dobët, të mangët, sepse është qeveri me korrupsion tepër të lartë, me reputacion banal. Vetëdija qytetare para zgjedhjeve është e admirueshme. Ka një lloj reflektimi te qytetarët. Na dalin rezultatet e sondazheve ashtu siç e kemi perceptimin”.

Bejko theksoi se qenia e Berishës në krye të PD-së është fat për Edi Ramën. Sipas tij, duke patur Berishën përballë, Rama i ka të fituara zgjedhjet. 

Bejko vë në dukje se primaret në këto kushte, kaq pranë zgjedhjeve e përçajnë PD-në. 

Primaret duan kohën e tyre, dhe përveç aspektit statutor duhet të kenë edhe aspektin moral, që t’u qëndrosh primareve. Në këto kushte primaret e përçajnë PD-në, po të kishin 7 muaj kohë, mund të rregulloheshin problemet, por kaq afër zgjedhjeve i përçajnë. Statuti nuk thotë që drejtuesit e qarqeve t’u shmangen primareve dhe të jenë automatikisht në lista. Duke qenë se është parti personale e Berishës, Berisha mund të bëjë gjithçka”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy