Forcat Speciale kanë ndërmarrë sot një operacion edhe në qytetin e Vlorës lidhur me bllokimin e mjeteve luksoze dhe aseteve me prejardhje nga aktiviteti kriminal. Një ditë më parë, një aksion i ngjashëm u krye në Elbasan, ku drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako deklaroi se lufta kundër aseteve kriminale do të zhvillohet në të gjitha qarqet e vendit dhe shprehu gatishmërinë e veçantë të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Jemi të vendosur për t’i vënë përpara përgjegjësisë ligjore, për të çuar deri në fund në bashkëpunim me prokurorinë të gjithë individët që kërkojnë të sfidojnë shtetit. Nuk do të ketë operacion vetëm në qytetin e Elbasanit, por në të gjitha qytetet të grupeve dhe individëve që kanë kryer veprimtari kriminale. Policia e Shtetit do të jetë prezent dhe e vendosur për të siguruar rend dhe qetësi,” tha Çako.



