Një automjet është përfshirë nga flakët para pak minutash në afërsi të fshatit Mashkullore, gati 5 km në veri të Gjirokastrës. Bëhet me dije se automjeti ishte në pronësi të shtetasit A.P nga fshati Mashkullore. Mësohet se pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, u bë e mundur shuarja e flakëve.



