Zvërneci, Zhabina: SPAK të hetojë mënyrën si ka ndryshuar ligji për zonat e mbrojtura (VIDEO)

Zvërneci, Zhabina: SPAK të hetojë mënyrën si ka ndryshuar ligji për zonat e mbrojtura (VIDEO)

Gazetari Xhevahir Zhabina tha në studion e MCN Live se SPAK duhet të hetojë mënyrën si ka ndryshuar ligji për zonat e mbrojtura ndër vite për të kuptuar nëse ka interesa të vendimarrësve për projekte në Zvërnec. 

 

Duke vijuar Zhabina tha është shumë e vështirë të identifikohet kush janë përfituesit fundorë të projektit të Sazanit. 

 

Asnjëherë nuk e ke të identifikuar kush janë përfituesit fundorë të këtij projekti, duke qenë se kompania është offshore dhe një pjesë e aksionerëve kanë më pak se 25 të aksioneve dhe nëse ke këtë sasi emri yt nuk bëhet publik asnjëherë.  

 

Mënyra si janë privatizuar tokat nga personazhe si Artur Shehu, një avokat, një ish-gjyqtar të cilët janë bërë pronar të kësaj sipërfaqe, aty ku do të zhvillohet njolla e projektit. Berisha është i pandehur në GJKKO, sepse ka bërë një ligj që i ka ardhur në ndihmë dhëndrit të tij. Edhe në këtë rast SPAK duhet të hetonte mënyrën si ka ndryshuar ligji i zonave të mbrojtura ndër vite. 

 

Do tregonte nëse ka interesa nga ana e vendimmarrësve për të zhvilluar këtë zonë të mbrojtur. Sepse një herë e heq apo jo.

 

Secili përpiqet ta fshehë veten. Birn kishte arritur të vërtetonte që pas kësaj ishte Kastrati Group, një ndër investitorët shqiptarë.

 

Sipas Zhabinës, është e pakuptueshme pse Kushner apo Ivanka Trump janë përfshirë në këtë ngjarje duke qenë se interesi i tyre ka qenë për ishullin e Sazanit dhe jo Zvërnecin.

 

Nuk kam parë që Kushner apo Trump të jenë investitorë tek pjesa e Zvërnecit. Nuk e di pse ngatërrohet. Nga ajo që kemi parë të deklaruar publikisht. Dhe në një podcast ata të interesuar janë për ishullin e Sezonit. Nuk e di pse ngatërrohet kjo pjesë, me letra nuk del asgjëkund. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy