
Shumica e adoleshentëve amerikanë, rreth 57%e tyre, janë "të frikësuar" nga ndryshimi që po pëson klima. Kjo u zbulua nga një sondazh i fondacionit “Washington Post-Kaiser Family”, i cili thotë se 54% janë "të motivuar", 52% janë "të zemëruar", ndërsa 42% ndjehen "fajtorë", dhe vetëm 29% e tyre është "optimist". Sipas parashikimit, rreth 1 në 4 adoleshentë amerikanë janë duke ndërmarrë veprime konkrete, për shembull duke marrë pjesë në greva, demonstrata ose me shkrim tek autoritetet për të shprehur mendimin e tyre. Ky është një nivel i konsiderueshëm aktivizmi për një grup që ende nuk e ka mbushur moshën për të votuar. Sondazhi është i pari midis adoleshentëve amerikanë të frymëzuar nga aktivistja gjashtëmbëdhjetëvjeçare suedeze Greta Thunberg.



