Një konferencë shkencore për muzikën, organizatorët: Do të forcojë themelet që kemi ndërtuar (VIDEO)

Një konferencë shkencore për muzikën, organizatorët: Do të forcojë themelet që kemi ndërtuar (VIDEO)

Në datën 30 tetor, Universiteti i Arteve në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave do të mbajë konferencën shkencore mbarëkombëtare me temë “Muzika shqiptare si krijimtari, interpretim, muzikologji dhe edukim artistik”. Në studion e MCN Informacion, tre organizatorët shpjeguan domosdoshmërinë e mbajtjes së një konference të tillë dhe sfidat e muzikologjisë shqiptare. 

 

ROVENA VATA – PEDAGOGE, KOORDINATORE E AKTIVITETIT

Janë vendosur katër piketa, që nesër do të referojnë gjithsecili. Ka pedagogë e mësimdhënës. Kjo konferencë vjen në kuadër të muajit të letërsisë dhe arteve. Ka qenë edhe fat, por edhe përgjegjësi. Falë përvojës dhe ekspertizës në kohë rekord është bërë një punë e jashtëzakonshme.  

Si nismë, synimi është te mungesa e 35 viteve që nuk është bërë një gjë e tillë, por edhe plotësimi i mozaikut të studimeve muzikologjike. Kemi marrë më të mirët nga Universiteti i Arteve. 

 

DENIS BIZHGA- PEDAGOG, ORGANIZATOR

U mbështet kjo nismë dhe nga një mendim u arrit në formulimin e një konference shkencore. Akademia e Shkencave është institucioni i vetëm që mund ta realizonte. Duhet thënë që të ftuar janë akademikë edhe nga Kosova dhe Maqedonia. 

Kjo konferencë do të na shërbejë për të ndërtuar bazat e asaj si do të jetë muzika jonë. Do të marrim ekspertizë dhe do të nxjerrim një përfundim si ka qenë dhe si do të jetë muzika moderne. Pra, të forcojmë themelet që ne i kemi të ndërtuara. 

 

ARBEN LLOZI - DEKAN I UNIVERSITETIT TË ARTEVE

Futja e akademisë i jep seriozitet të madh asaj që thashë në fillim. Më e rëndësishmja do të jenë rekomandimet në fund. Ka qenë synimi i kësaj konference të marrë më të mirët, më përfaqësuesit, që të imponohen, t’i bëhet një presion pozitiv. Ka akoma nevojë për instrumentistë, sepse të rinjtë nuk e shohin si perspektivë të rëndësishme. Ne po na çojnë në koma, një serum duam dhe ngrihemi në këmbë. Më të rëndësishmet janë rekomandimet që këto personalitete do të bëjnë. Janë disa vegla që vuajnë orkestrat për instrumentistë. Trompa p.sh. Nuk kemi trompistë dhe pagat janë të mira. Për më tepër, ndërsa ata që janë dalin në pension, të rinjtë nuk janë të interesuar të japin mësim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy