Fugoni me armë në Tiranë i kamufluar me shkrime, dyshime se do përdoreshin nga grupet kriminale (VIDEO)

Fugoni me armë në Tiranë i kamufluar me shkrime, dyshime se do përdoreshin nga grupet kriminale (VIDEO)

Hetimet për zbulimin e fugonit të mbushur me arsenal armësh në Tiranë, kishin kohë që ishin nisur.

 

Gazetari Besmir Pula raportoi për “MCN Live” se fugoni është mbajtur prej disa kohësh nën vëzhgim pasi kishte dyshime se në fugoni i cili qëndronte i parkuar, mbaheshin armë.

 

Sipas tij, hetuesit kanë dyshime se armët e sekuestruar do të përdoreshin nga grupet kriminale për ngjarje të mundshme. 

 

Në parkim janë shfaqur efektivët e rrugores duke thënë se po bëjnë një ndërhyrje pas bllokimit të rrugës nga fugoni. Më pas kanë ndërhyrë agjentët e krimeve, të cilët kanë gjetur armët dhe arrestuar dhe personin në emër të të cilit ishte regjistruar ky mjet. 

 

Fugoni është me mbishkrime mirëmbajtje rrugore, dhe rezultonte kuruar në detaje, madje kishte të shkruar edhe emrin e kompanisë së ndërtimit “Gener 2”, të cilin trafikantët dyshohet se e kanë përdorur si formë kamuflimi.

 

Fugoni u zbulua i parkuar jo më shumë se 200 metra larg Drejtorisë Policisë Tiranë, jo më shumë se dy blloqe pallatesh në distancë të largët. Parkingu i përket rezidentëve dhe ndoshta ky ka qenë kamuflimin e një grupi kriminal. 

 

34-vjeçari Eugert Sino nuk është treguar bashkëpunues, është marrë në pyetje mbrëmjen e së mërkurës, dhe ka mohuar çdo lidhje me armët. 

 

Sino pretendon se nuk ka dijeni se kush i ka vendosur armët në fugon dhe se nuk e di se si janë vendosur brenda fugonit, i cili, sipas tij, ka qëndruar i parkuar pranë banesës së tij. Policia dyshon se janë armë që do të përdoreshin nga grupe kriminale. 

 

Hetuesit e lidhin zbulimin me një grup kriminal i cili kishte dhe bazën e armëve. 

Gjatë kontrollit në fugonin e Eugert Sinos u gjetën 12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”; 6 armë zjarri automatike; -5 armë zjarri me tytë të gjatë me shënjestër optike, të ngjashme me snajper; 1 silenciator; 17 krehra për armë zjarri të ndryshme; pjesë të ndryshme armësh zjarri; 15 000 fishekë; 17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia; 12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë; pajisje elektronike gjurmuese (GPS); pajisje për bllokimin e valëve; pajisje për numërimin e kartëmonedhave; 3 komplete uniformash të ngjashme me ato të policisë.

 

Aktualisht vijon puna për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes së arsenalit të armëve dhe të pajisjeve të sekuestruara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy