Një pëllumb që udhëtoi përtej Oqeanit Paqësor do të ekzekutohet pasi shkeli rregullat e rrepta të Australisë për karantinën. Zogu u zhduk gjatë një gare në shtetin amerikan të Oregonit në fund të tetorit dhe u shfaq në Melburn gati dy muaj më vonë. Por zyrtarët thonë se pëllumbi, i cili është quajtur Joe, përbën një "rrezik të drejtpërdrejtë për biosigurinë" për popullatën e shpendëve dhe industrinë e pulave në Australi.
Zogu do të kapet dhe do t’i nënshtrohet eutanazisë. Një banor i Melburnit e gjeti atë në kopshtin e tij në 26 dhjetor. Disa kërkime në internet zbuluan se zogu ishte regjistruar në pronësi të një personi në Alabama dhe ishte parë për herë të fundit gjatë një gare pëllumbash në shtetin Oregon.
Por pasi lajmi u publikua në media, zyrtarët ngritën shqetësimin se se ai ishte rrezik për infeksion. Pëllumbi nuk është kapur ende, por Departamenti i Bujqësisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se do të duhet të hiqet për shkak të rrezikut të infektimit për zogjtë vendas. "Pavarësisht nga origjina e tij, çdo zog i zbutur që nuk ka përmbushur statusin shëndetësor të importit dhe nuk lejohet të qëndrojë në Australi," tha një zëdhënës i departamentit në një deklaratë.
Pëllumbi nuk është kapur ende, por Departamenti i Bujqësisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se do të duhet të ekzekutohet për shkak të rrezikut të infektimit për zogjtë vendas.
"Pavarësisht nga origjina e tij, çdo zog i zbutur që nuk ka përmbushur statusin shëndetësor të importit dhe kërkesat e testimit nuk lejohet të mbetet në Australi", tha një zëdhënës i departamentit.
"Rezultati i vetëm i mundshëm për të menaxhuar rrezikun e biosigurisë është ekzekutimi i zogut."



