Gazetari Albi Xhunga në një lidhje skype nga Brukseli me studion e lajmeve në MCN Tv ka komentuar një pikë të rëndësishme siç është emigracioni për të cilin u shpreh se kjo është një nga çështjet që përçan Evropën më shumë se çdo gjë tjetër.
Ai tha se kontinenti nga ana tjetër ka nevojë për fuqi punëtore për fabrikat dhe nga ana tjetër popullsitë nuk duan më emigracion. Sipas tij, kjo çështje nuk do zgjidhet nga ky samit, por vetëm me anë të votës së qytetarëve.
Kryeministri belg tashmë e ka humbur pushtetin. Emigracioni është çështja që përçan Evropën më shumë se çdo gjë tjetër. Ne tani kemi një presidente të re Von der Leyn e cila është zgjedhur për një mandat të dytë nga pushtetarë që ose kanë humbur pushtetin ose shumicën.
Zgjedhja e saj është më pak demokratike se zgjedhja e papës, është zgjedhur nga Franca dhe Gjermania, nga Macron që ka humbur pushtetin dhe Shcolz që është i dobësuar. Janë pothuajse pushtetarë në detyrë që kanë zgjedhur këtë presidente. Kontinenti nga ana tjetër ka nevojë për fuqi punëtore, gjendja në Itali është alarmante nuk gjenden punëtorë për fabrikat dhe nga ana tjetër popullsitë nuk duan më emigracion.
Një marrje pushteti nga Le Pen vitin tjetër besoj se ajo do e marrë pushtetin kjo do të thotë një ndryshim radikal në të gjitha politikat e BE. Kjo do na prodhojë daljen e Francës nga marrëveshja shengen, politika reale që ndalin emigracioni, sepse emigracioni në Evropa ka prodhuar krimin, kultura të ndryshme.
Janë tre tema kryesore që po diskutohen në samitin e Brukselit, dje ka qenë samiti midis liderve të be dhe gjirit persik, ndërsa sot dhe nesër janë Ukraina, lindja mesme dhe emigracioni. Unë nuk pres ndonjë mrekulli për emigracionin. Nuk besoj se kjo çështje do zgjidhet nga ky samit, besoj se këtë çështje do e zgjidhin qytetarët me votë.



