
Një tërmet i fuqishëm ka goditur qytetin Acapulco në Meksikë.
Bëhet me dije se tërmeti me magnitudë 7 të shkallës rihter është ndjerë rreth 370 km larg Meksiko City.
Autoritetet vendase bënë me dije se shtyllat e tensionit ranë mbi automjetet në Acapulco dhe një pjesë kishe u shemb.
Kryetarja e Acapulco, Adela Roman tha se tërmeti shkaktoi "ankth" në qytet.
"Njerëzit janë të shqetësuar."

Ajo shtoi se "shumë rrjedhje gazi" ishin zbuluar në zonat e banuara.
Në Meksiko City, shumë banorë dhe turistë të frikësuar dolën në rrugë me pizhama.
"Ishte e tmerrshme. Me të vërtetë më kujton tërmetin e vitit 1985 sa herë që ndodh diçka e tillë," tha Yesmin Rizk, një banor 70-vjeçar, për agjencinë e lajmeve Reuters.
Kujtojmë se një tërmet i madh goditi kryeqytetin meksikan në 1985, duke vrarë 10,000 njerëz.



