
Tre foshnja identike të dala nga e njëjta placentë. Rasti është regjistruar në spitalin “San Giovanni di Dio”, në Firence.
“Është një rast shumë i rrallë që ndodh afërsisht në një rast në çdo 100 mijë lindje", shpjegon për ANSA doktoresha Anna Franca Cavaliere, drejtoreshë e obstetrikës dhe gjinekologjisë.
Trinjakët janë ngjizur në mënyrë natyrale nga një vezë e vetme, që u nda disa ditë pas fekondimit duke krijuar tre qese amniotike, secila me një fetus, por të mbështetur nga një placentë e vetme. Trenjakët nuk janë një dukuri e zakonshme, por raste të tilla janë akoma më të rralla dhe jo pa rreziqe.
Megjithatë, ky nuk është rasti i vetëm në spitalin në fjalë. Vetëm pak ditë më parë, një nënë nga Prato ka sjellë në jetë tre binjakë homozigotë nga e njëjta placentë.



