Zjarri apokaliptik/ Shkrumbohet një sipërfaqe sa Nju Jorku dhe Bostoni së bashku (FOTO)

Zjarri apokaliptik/ Shkrumbohet një sipërfaqe sa Nju Jorku dhe Bostoni së bashku (FOTO)

Prej ditësh, zjarret në Kaliforninë e Jugut po përparojnë duke shkrumbuar gjithë çfarë gjejnë përpara. Zjarri i emërtuar Thomas ka djegur plotësisht deri tani një sipërfaqe më të madhe se qyteti i Nju Jorkut dhe Bostoni, të marrë sëbashku.

Me një sipërfaqe të djegur prej 230 000 akra (930.7 km2), zjarri Thomas është bërë kështu i pesti më i fortë në historinë e Kalifornisë.

Por parashikimet nuk janë aspak optimiste. Erërat parashikohet të nxisin përhapjen e flakëve, ndërsa parashikimi i motit nuk sheh reshje shiu në 10 ditët e ardhshme.

Për shkak të zjarrit, 2432 abonentë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa në total parashikohet që numri i tyre të arrijë në 85 mijë.

Të paktën 94 600 njerëz janë detyruar të evakuohen.

Në Santa Barbara janë mbyllur 19 nga 20 shkollat e prefekturës.

Deri tani, zjarri është bërë shkak për vdekjen e një personi. Viktima është shënuar në Virginia Pesola, ku është aksidentuar për vdekje ndërsa përpiqej t’i largohej zjarrit duke udhëtuar me makinë.

Fotot: CNN

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy