Akuzat e Bashës për zgjedhjet, Rama: Humbësit fokusohen te fituesit, dora jonë mbetet e shtrirë

Akuzat e Bashës për zgjedhjet, Rama: Humbësit fokusohen te fituesit, dora jonë mbetet e shtrirë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha i cili foli sërish sot për një masakër elektorale në zgjedhjet e 25 prillit, që sipas tij kanë si autor treshen Rama-Doshi-Rakipi.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë zbulon “strategjinë” që do ndjekë me PD-në, ndërkohë që deklaron se ftesa e tij për PD-në dhe dora e shtrirë për bashkëpunim mbetet e vlefshme.

Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur!

Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”, shkruan Rama.

Më herët Kreu i PD-së Lulzim Basha foli sërish sot për një masakër elektorale në zgjedhjet e 25 prillit, që sipas tij kanë si autor treshen Rama-Doshi-Rakipi.

Kryedemokrati ngriti disa pyetje mbi mënyrën se si u zgjodhën deputetët e rinj të PS e PSD, që sipas tij janë të përfshirë në krime dhe janë në listën e zezë të DASH.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy