
Lajmi më i fundit në botën e inteligjencës artificiale është se ChatGPT, platforma e famshme e zhvilluar nga OpenAI, tashmë është në dispozicion në Apple App Store.
Versioni i aplikacionit të tij premton t'u ofrojë përdoruesve "informacion të saktë pa pasur nevojë të kalojnë nëpër një sërë reklamash ose rezultate të shumta", si dhe të garantojë një përvojë pa reklama ndërhyrëse.
Kompania e theksoi këtë në një deklaratë, duke bërë një goditje të vogël në Google, dhe gjithashtu premtoi se së shpejti do të jetë i disponueshëm edhe në pajisjet Android.
Aplikacioni i ri do të ofrojë gjithashtu këshilla gatimi, këshilla udhëtimi dhe madje do të ndihmojë në krijimin e mesazheve të personalizuara dhe të sinqerta.



