Bomba e Patozit: PD ka degraduar! Basha të bëhet gati, do t’i imponohemi që të largohet

Bomba e Patozit: PD ka degraduar! Basha të bëhet gati, do t’i imponohemi që të largohet

Një ditë pas mbledhjes së tensionuar të kryesisë së Partisë Demokratike, njëri ndër zërat më të fortë kundër kryetarit Lulzim Basha ka paralajmëruar se do ta largojë kryedemokratin nga posti.

Astrit Patozi, në një deklaratë për mediat, e ka cilësuar mbledhjen e djeshme të kryesisë së selisë blu, si pasqyrën e vërtetë të degradimit në të cilën nga rënë PD. Patozi është shprehur se ditën e djeshme të gjithë e kuptuan mentalitetin bolshevik të Lulzim Bashës.

Madje Astrit Patozi ka paralajmëruar se do ta hedhë nga “froni” Bashën, duke deklaruar se të gjithë kritikët dhe anëtarët e thjeshtë të PD-së do t’i imponohen, që ai të largohet nga posti i kryetarit të PD-së.

“Mbledhja ishte pasqyrë e degradimit të PD. Cilësia dhe përmbajtja e debatit është problemi. Basha tregoi se ka mentalitet bolshevik.

Ne do ti imponohemi me të gjithë forcën tonë dhe unë kam bindjes se janë të shumtë ata demokratë që kërkojnë një PD ndryshe.

Ne do të imponohemi me presionin që anëtarësia e PD-së e revoltuar, do të detyrojë zotin Basha që të marrë një qëndrim tjetër.”-tha Patozi./Gazeta Express

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy