"Zona e ndaluar" e Mongolisë, mali që ruan një sekret 800-vjeçar

"Zona e ndaluar" e Mongolisë, mali që ruan një sekret 800-vjeçar

Në Ordos, një provincën e Mongolisë Qendrore në Kinë, nuk mund të lësh pa vizituar mauzoleun e Xhengiz Kanit, perandorit mongol. Kompleksi masiv, i rindërtuar në vitet 1950 në stilin tradicional vendas, mban brenda vetes relike të vërteta dhe është një vend i shenjtë i rëndësishëm për adhurimin e udhëheqësit legjendar. Por këtu kemi të bëjmë me një cenotaf - monument për një njeri të varrosur diku tjetër – sepse varri aty është bosh.

Varri i panjohur i sundimtarit

Ndërsa është e sigurt që mbetjet mbetjet e tij mortore nuk janë aty, është po aq e pasigurt përgjigjja se ku mund të jenë ato. Dhe kjo është e çuditshme. Në të gjallë të tij, Kan ishte personi më i fuqishëm në Tokë. Ai ishte Sundimtari Universal (në mongolisht: "Genghis Khan") i një perandorie që përfundimisht do të shtrihej nga Oqeani Paqësor në Evropën Lindore, duke përfshirë zona të mëdha të Kinës, Rusisë dhe Lindjes së Mesme të sotme. Megjithatë varri i tij është i pashënuar dhe mbetet i pazbuluar.

Megjithë statusin e tij të lartë, Xhengiz Kani ruajti stilin modest, si edhe shumica e mongolëve. Pra, është e qartë se ai ka dashur një varrim modest dhe një varr anonim në atdheun e tij. “Të vdesë trupi im, por të jetojë kombi im”, supozohet të ketë thënë ai.

Në rini, Kan ishte një djalë i quajtur Temüjin, i lindur pranë Burkhan Khaldun, një mal i shenjtë në verilindje të Mongolisë së sotme. Ai u rrit në varfëri të thellë dhe në rrezik të vazhdueshëm. Mali kishte një rëndësi të madhe shpirtërore në vitet e para të jetës së tij dhe më pas. Burkhan Khaldun do t'i ofronte atij strehim, një vend për t'iu lutur perëndisë së qiellit Tengri dhe një hapësirë për gjueti. Në një nga ato udhëtime gjuetie, “Historia Sekrete e Mongolëve” tregon historinë e Xhengiz Kanit, që duke pushuar nën një pemë, papritmas bërtet: “Çfarë pamje e bukur. Më varrosni këtu kur të vdes.”

Ai vdiq në verën e vitit 1227 në rrjedhën e sipërme të Lumit të Verdhë. Edhe pse gati 70 vjeç, Khan ishte ende në rrugën e luftës, duke nënshtruar mbretërinë Tangut. “Historia sekrete e mongolëve”, i vetmi burim vendas dhe pothuajse bashkëkohor i informacionit mbi mongolët e shekullit të 13-të, është po aq e rezervuar për vdekjen e Kanit sa është e detajuar për jetën e tij. Ndoshta kjo ndodh sepse sëmundja dhe vdekja ishin tabu të mëdha në kulturën mongole. Ndaj si burim informacioni kanë mbetur kryesisht legjendat dhe spekulimet.

Nuk dihet në të vërtetë se si vdiq Xhengiz Kani, por kjo nuk e pengoi një emisar të hershëm evropian te Mongolët të raportonte se Kan ishte goditur nga rrufeja. Marco Polo, megjithatë, thotë se Kan kishte vdekur nga një plagë me shigjetë në gju. Burime të tjera pretendojnë se ai ishte helmuar ose vrarë nga një magji e bërë nga mbreti hakmarrës Tangut. Historia më e çuditshme është se mbretëresha Tangut, e kapur robëreshë nga Kan, mbante me vete një mjet, me të cilin e gjymtoi seksualisht perandorin, kur ai tentoi ta përdhunonte. Kjo çoi në vdekjen e tij torturuese.

Një burim më pak sensacional tregon se si gruaja e Kanit, Yesui, e përgatiti trupin e tij për varrim në mënyrën e thjeshtë në të cilën ai kishte jetuar: duke e veshur me një mantel të bardhë, çizme dhe kapelë. Më pas thuhet se ajo e mbështolli trupin me një batanije të bardhë të mbushur me dru sandali aromatik dhe e lidhi me tre rripa të artë. Procesioni i funeralit që vijonte me kilometra përfshinte një kalë pa kalorës që mbante shalën bosh të Xhengiz Kan.

Në mungesë të provave të forta, shumë vende kanë pohuar, me provat më të dobëta, se perandori mongol është varrosur në territorin e tyre: jo vetëm Mongolia dhe Kina, por edhe Rusia dhe Kazakistani. Ka pasur përpjekje prej secilit nga këto vende për të pretenduar në mënyrë simbolike se ata janë trashëgimtarët legjitimë të perandorisë botërore që ai themeloi.

Por ka një provë të fortë: Menjëherë pas vdekjes dhe varrimit të Xhengiz Kanit, një "Tabu e Madhe" (në mongolisht: Ikh Khorig) u njoftua për një sipërfaqe prej rreth 93 milje katrorë (240 km2) rreth Burkhan Khaldun. Kjo do të thoshte se hyrja në zonë, e cila gjithsesi është e vështirë për t'u aksesuar për shkak të kushteve gjeografike, tani ishte rreptësisht e ndaluar për këdo pas dhimbjes së vdekjes - përveç familjes së Xhengiz Kanit nëse kishin një të afërm tjetër për të varrosur.

Natyrisht, Tabuja e Madhe mund të jetë në vetvete një hile e përpunuar për të larguar vëmendjen nga vendi i vërtetë ku mund të jetë varrosur Kani. Nëse po, atëherë është jashtëzakonisht afatgjatë. Ndalimi i hyrjes zbatua nga një fis kujdestar i quajtur Darkhad, të cilët në këmbim ishin të përjashtuar nga taksat dhe shërbimi ushtarak. Pasardhësit e tyre e ruajtën këtë zonë për gati shtatë shekuj, deri në vitin 1924 kur u krijua Republika Popullore Mongole.

Për gjithë atë kohë, rajoni ka mbetur i pacenuar dhe i patrazuar, pyjet, stepat, malet dhe luginat e tij të paprekura nga njerëzit. Të vetmet shtigje janë ato të bëra nga kafshët. Në thelb është i njëjti peizazh siç ishte në shekullin e 13-të dhe shumë shekuj më parë.

Kjo për shkak se edhe komunistëve nuk u interesonte ta eksploronin. Nga frika se mund të bëhej pika qendrore për nacionalizmin mongol, ata e quajtën atë një "Zonë shumë e kufizuar" dhe e rrethuan me 3.900 milje katrorë (10.000 km2) shtesë "Zonë e Kufizuar" nën mbikëqyrjen ushtarake, brenda të cilës gjendeshin baza ajrore, objekte për ruajtjen e armëve dhe poligonet e artilerisë.

Vetë Stalini, me obsesionin e tij për të kuptuar më mirë dy nga pushtuesit më të famshëm të Azisë, hapi varrin e Timurit Lengut dhe dërgoi disa ekspedita të pasuksesshme në Burkhan Khaldun për të gjetur varrin e Xhengiz Kanit.

Thuhet se zhvarrosja e Timur Lengut shkaktoi një mallkim mbi Bashkimin Sovjetik. Tre ditë më vonë, hynë pushtuesit nazistë. Fati i sovjetikëve mori kthesë vetëm pasi e rivarrosën Timurin në nëntor 1942. Menjëherë pas kësaj, ata fituan në Stalingrad. Mund të thuhet se ishte shans, të paktën për sovjetikët, që eksploruesit e Stalinit nuk e gjetën kurrë varrin e Xhengiz Kanit.

Komunizmi në Mongoli mori fund në fund të viteve 1980, ashtu si shumica e kufizimeve për hyrjen në Zonën Tepër të Kufizuar. Të tërhequr nga misteri jetëgjatë i varrit të zhdukur të perandorit, ekspeditat e huaja arkeologjike filluan të eksplorojnë zonën. Në fillim të viteve 1990, një ekip kërkimor mongolo-japonez përdori ultratinguj për të identifikuar mbi 1300 vendndodhje të varreve të fisnikëve mongolë në zonë.

Pasuan ekspedita të tjera, disa me bindjen se Xhengiz Kani mund të varrosej pranë majës së Burkhan Khaldun. Megjithatë, nuk ka gjasa që qeveria mongole do të lejojë ndonjëherë gërmimet aty për të vërtetuar ose hedhur poshtë këto teori. Mendimi për të hapur vendin e fundit të prehjes së heroit të tyre kombëtar është tabu për shumicën e mongolëve.

Ndërkohë, mali i shenjtë dhe rrethinat e tij të pacenuara kanë gjetur një paradigmë të re mbrojtëse. Nuk janë më rojet fisnore apo ushtarët komunistë që kufizojnë aksesin dhe zhvillimin në zonë. UNESCO e ka listuar zonën si një sit të trashëgimisë botërore, të quajtur Mali i Shenjtë Burkhan Khaldun, shumica e të cilit menaxhohet si Zona e Mbrojtur Rreptësisht Khan Khentii (12 270 km2). Rregulloret për këtë zonë thonë se çdo aktivitet në vetë malin Burkhan Khaldun, përveç ritualeve të adhurimit, është tradicionalisht i ndaluar.

Informacione të mëtejshme mbi Khan Khentii janë të vështira për t'u gjetur. Nuk gjenden harta, dhe një nga të paktat burime është faqja e internetit e UNESCO-s. Duket sikur dikush nuk dëshiron që kjo zonë të reklamohet, të përshkruhet ose të aksesohet. Dhe Xhengiz Kan do të ishte dakord, si shumica e mongolëve, dhe kushdo që mendon se disa mistere është më mirë të mbeten të tilla deri në fund.

/ Big Think /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy