Buxheti i pamjaftueshëm për arsimin, dorëhiqet ministri

Buxheti i pamjaftueshëm për arsimin, dorëhiqet ministri

Buxheti i pamjaftueshëm për arsimin ka çuar në dorëheqjen kreun e ministrisë në Itali. Lorenzo Fioramonti e dha dorëheqjen në ditën e Krishtlindjes. Largimi i tij nga posti ishte përfolur me ditë të tëra dhe lidhet me miratimin e manovrës (buxheti), i cili sipas tij nuk ka parashikuar aq sa pritej për arsimin.

Ministri i Ekonomisë, Roberto Gualtieri, i intervistuar nga “Repubblica”, ka pranuar: "Ne kemi përfshirë rreth dy miliardë shtesë për shkollën, universitetin dhe kërkimin shkencor. Do të doja të ndaja edhe më shumë burime për këta sektorë themelorë. Angazhimi mbetet për buxhetin tjetër”.

Megjithatë, dorëheqja nuk duket se ka nuanca antiqeveritare. Fioramonti pritet të formojë një grup në Dhomën e Ulët në mbështetje të kryeministrit, që do të ishte embrioni i një subjekti të ri politik. Ditët e fundit janë përmendur emrat e disa deputetëve që mund ta ndjekin, përfshirë Nunzio Angiola dhe Gianluca Rospi, por edhe ish-deputeti i Lëvizjes 5 Yjet, Andrea Cecconi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy