Vetëm pak orë pasi Ilir Meta deklaroi se do të heqë dorë nga posti i kreut të LSI, duke ia kaluar Petrit Vasilit, ky i fundit nga qyteti i Fierit shprehet se LSI tashmë e fortë në veten e saj, dhe ka hyrë në një rrugë pa kthim.
Vasili, i cili do të jetë dhe kreu i partisë më të madhe aleate në koalicionin qeveritar tha se ko forcë politike do të prodhojë lidershipe dhe suksese të mëdha në historinë e politikës shqiptare.
“LSI ka një statut që flet qartë, unë kam mbuluar detyrën e zv. kryetarit. Sigurisht do të ketë një qëndrim zyrtar ditët që vijnë nga forumet tona se janë ato që shprehen në këto raste. LSI është e fortë në veten e saj, pas 13 vjetësh veprimtarie politike të jashtëzakonshme, dhe suksesi të jashtëzakonshëm politik ka hyrë në një rrugë pa kthim. Do të prodhojë lidershipe, mjaft nga ata ishin sot këtu dhe ishin të rinj dhe është një gjë pozitive. LSI ka pozicion të konsoliduar që lidhet me stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e vendit”, tha Vasili.



