
Vdekjet e lidhura me Covid në botë i kanë kaluar pesë milionë. Shifra del nga një analizë e Reuters, sipas të cilës varianti Delta po prek veçanërisht ata që nuk janë të vaksinuar.
I njëjti variant theksoi pabarazitë në shkallën e vaksinimit midis vendeve të pasura dhe të varfra dhe pasojat e skepticizmit ndaj vaksinave në disa vende perëndimore: më shumë se gjysma e vdekjeve të mesatares javore regjistrohen në SHBA, Rusi, Brazil, Meksikë dhe Indi.
“U desh një vit për të arritur 2.5 milion viktima të Covid, ndërsa për të arritur në 5 u deshën tetë muaj”, shkruan agjencia.



