Atentati në Krujë me 1 të vrarë dhe 2 të plagosur/ Pula: 13-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore (VIDEO)

Atentati në Krujë me 1 të vrarë dhe 2 të plagosur/ Pula: 13-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore (VIDEO)

Ngjarja e rëndë e shënuar mbrëmë në fshatin Larushk, në Krujë, teksa në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri tre shtetas, nga të cilët është vrarë daja dhe janë plagosur dy nipat e tij. Policia e Tiranës ka njoftuar se si pasojë e plagëve të marra ka ndërrua jetë shtetasi R. S., 29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, të plagosur nipat e tij, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç. Gazetari Besmir Pula, për “MCN live” ka bërë të ditur se gjendja e 13-vjeçarit, raportohet të jetë më e rënduar. Sipas tij, objektiv i atentatit ka qene shtetasi Gentian Bejtja, ku ky i fundit i ka shpëtuar për herë të tretë një atentati të kryer në drejtim të tij, dhe për pasojë ka mbetur i vrarë kunati dhe janë plagosur dy djemtë e Bejtjes. Lidhur me këtë ngjarja raportohet se janë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Krujë/Informacion shtesë Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se: Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S., 29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S). Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy