
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se burime të saj jashtë SPAK lidhur me çështjen e Ilir Metës, thonë se janë dërguar letër porosi në vende të ndryshme.
Sipas Lalës janë dërguar letër porosi dhe në vende jashtë BE-së, ndërsa janë kërkuar të dhëna jo vetëm për çështjen CEZ-DIA për të cilën përflitet.
“Në burime të tjera jashtë SPAK ka patur letër porosi ndaj vendeve të ndryshme ku janë kërkuar të dhëna sepse nuk bëhet fjalë vetëm për CEZ-DIA. Në rastin e Metës janë duke u hetuar pasuritë e tij dhe Kryemadhit dhe njerëzve pranë tij.
Pasuria duket se i mban gjallë dhe çështjet e SPAK. Janë duke u hetuar nga shkollimi i fëmijëve, transaksione dhe asete në emra të personave të tretë, blerje të pronave jashtë Shqipërisë. Hetimi nuk duhet të kalojë afatin një vjeçar kur emri i personit shënohet si person në hetim.
Nuk e dimë nëse Kryemadhi apo i Metës është shënuar si person nën hetim. Nuk e kemi informacion zyrtarisht. Nuk dihet nëse ka filluar akoma.”



