Rritja e tarifës së pastrimit për bizneset në Tiranë, Kraja: Goditje për sipërmarrjen (VIDEO)

Rritja e tarifës së pastrimit për bizneset në Tiranë, Kraja: Goditje për sipërmarrjen (VIDEO)

Ditët e fundit, bizneset në kryeqytet janë njohur me tarifat e reja të pastrimit, të cilat kanë pësuar rritje që shkojnë nga 15 deri në 64 për qind. Vendimi është marrë në 26 nëntor të vitit të kaluar nga Këshilli Bashkiak dhe së fundmi u ka shkuar subjekteve për të shlyer detyrimet mujore. Akil Kraja, i cili ka përfaqësuar Partinë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, thotë se për ndryshimin e tarifave nuk janë kryer konsultime me grupet e interesit.  

Rritja e dytë e taksës së pastrimit pas rritjes së parë të vitit 2015 është dëshmia e radhës e mungesës së konsultimit të biznesit përsa u përket taksave që i paguajnë Bashkisë së Tiranës. Pra mungesa e transparencës, bizneset po përballen me konsum në rënie, problematika të ndryshme për sa i përket aktivititetit të tyre të përditshëm dhe një rritje e taksës së pastrimit është një goditje për mbarëvajtjen e rritjes së ekonomisë së Tiranës, një ekonomi e cila vuan rritjen e çmimeve në veçanti në sektorin e ndërtimit. Rritja e taksës së pastrimit me 100 apo 200 mijë lekë për bizneset e mëdha apo dhe bizneset e mesme është një goditje tjetër për një aktivitet normal për një sipërmarrës në Tiranë.

Bashkia e ka argumentuar rritjen e taksës me nevojën për financimin e inceneratorit të Sharrës, por Kraja ngre pikëpyetje mbi destinacionin e parave që u merren bizneseve nga taksa e pastrimit.

Kjo rritje siç thuhet në relacionin e rritjes së taksës, shkon për një PPP, që është okult: ai i inceneratorit të Sharrës, incenerator i cili nuk është ndërtuar ende dhe pavarësisht faktit që nuk është ndërtuar ende, ai merr dhjetëra milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Atëherë ku shkojnë 100 milionë euro të Bashkisë Tiranë në vit? Ku shkojnë këto taksa të rritura, nëse projektet më të promovuara të Bashkisë Tiranë financohen nga donatorët e huaj.

Për disa kategori biznesi, tarifa vjetore e pastrimit është  bërë 85 100 lekë, nga 74 mijë lekë që ishte në vitet e mëparshme, me një rritje prej 15%. Rritje në taksën e pastrimit është bërë edhe për familjarët. Nga 5 000 lekë në vit që paguanin më parë, do të paguajnë ë 5 750 lekë, ose 15% më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy