Likaj: Lëvizja e Bashës nuk shërben për ribashkimin e PD. Ristrukturimi të fillojë nga baza (VIDEO)

Likaj: Lëvizja e Bashës nuk shërben për ribashkimin e PD. Ristrukturimi të fillojë nga baza (VIDEO)

Deputeti demokrat Ramadan Likaj thotë se Partia Demokratike ka kohë që është në turbullirë ujërash dhe lëvizja e fundit e një grupi brenda PD për lëvizjen që po bëhet nga Lulzim Basha, nuk i sjell asnjë gjë të mirë të ardhmes dhe demokratëve në gjithë territorin e Shqipërisë. Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se lëvizjet e fundit të Lulzim Bashës, nuk i shërbejnë Partisë Demokratike dhe asaj që një pjesë e madhe e deputetëve theksojnë me forcë, ribashkimin e PD. “Ne nuk jemi kundër çdo lëvizjeje, por nuk u shërbejnë demokratëve ristrukturimi i PD, duhet të fillojë nga baza dhe më tej të vemi te kryetari i PD. Çdo zgjedhje tjetër të çon në një rrugë pa krye dhe nuk i shërben PD dhe në zgjedhjet e 2025, PD ndodhet në një situatë akoma më të vështirë. Nuk bie dakord që zoti Basha ka strukturat, nuk di ku i ka strukturat. Dhe vetë zotit Basha nëse i bëhet një pyetje e tillë bie dakord me të gjitha këto që shprehim. Zoti Basha me një lëvizje të kësaj natyre, nuk i shërben PD. Asnjë lloj ndryshimi nuk do të ketë nëse nuk bëhet hap pas si nga zoti Berisha dhe nga lëvizja e fundit e zotit Basha. E vetmja rrugë e mundshme është që ti hapet rrugë PD për ribashkim, që të marrë dimensione të tjera dhe jo për shkak të interesave të disa personave. Thirrjet tona janë të vazhdueshme që zoti Basha të tërhiqet në këtë moment dhe tu krijojë një mundësi demokratëve. E vetmja gjë që bën në këtë moment Basha, vetëm e përçan më keq partinë. Nuk kam informacion që zoti Berisha ka negociata me grupin parlamentar dhe kryetarin e grupit, por çdo nismë që ndërmerret për interesa të PD dhe demokratëve, është e mirëpritur për ne si demokratë. Ne nuk kërkojmë ndarje, por bashkim. Zoti Basha duket se dhe ajo pjesë e vogël e deputetëve që e mbështesin, duhet ta kuptoj se çdo lloj lëvizje nuk të çon askund, veçse krijon një përçarje më të madhe.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy