Zgjedhjet në Kosovë/ Nagavci: Kandidimi i Albin Kurtit dhe Haxhiut asnjë pengesë juridike (VIDEO)

Zgjedhjet në Kosovë/ Nagavci: Kandidimi i Albin Kurtit dhe Haxhiut asnjë pengesë juridike (VIDEO)

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci nuk e ka parë si problem kandidimin e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut në zgjedhjet e ardhshme, pasi sipas saj nuk ka asnjë pengesë juridike që të pengojë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

Ne besojmë se nuk ka asnjë pengesë juridike as për kryetarin e Vetëvendosjes, zoti Kurti, as për zonjën Haxhiu që të jenë kandidatë në zgjedhjet e ardhshme. Pra nuk ka ndonjë pengesë juridike, aq më tepër që marrëveshja për të cilën në atë kohë është përdorur gazi lotsjellës për të ndaluar marrëveshjen, faktikisht nga vetë Gjykata Kushtetuese është shpallur se shkel 23 nene të Kushtetutës. Është paradoksale të vendoset në dëm të kandidimit të Kurtit dhe Haxhiut, për tentativën e tyre për të penguar arritjen e  marrëveshjes, e cila rezultoi se ishte jashtë Kushtetutës. Për me tepër, edhe në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, në së paku dy raste, përmendet se bëhet fjalë për dënim të formës së prerë, me burgim. Gjë që nuk rezulton se është e njëjtë me dënimet me kusht të zotit Kurti dhe zonjës Haxhiu”, tha Nagavci.

Ajo e ka konsideruar listën e Vetëvendosjes si një listë gjithëpërfshirëse që synon të përfaqësojë të gjitha shtresat e shoqërisë dhe me pjesëmarrjen më të lartë të grave dhe vajzave në këto lista. Janë konkretisht 41 gra nga 110 kandidatë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Listat e VV përfshin 110 kandidatë, të cilët përveç se janë të dëshuar në aspektin profesional, kanë një gjithëpërfshirje në të gjitha rastet. Një karakteristikë që vlen për t'u theksuar është se është lista e cila ka numrin më të lartë të grave të përfshira, janë gjithsej 41 gra, ndonëse dua të përmend faktin se nuk jemi të kënaqur pasi ne synojmë një barazi të plotë. Megjithatë, është për t'u vlerësuar fakti se është lista, e cila përfshin të gjitha zgjedhjet dhe partitë politike, hera e parë që ka një përfshirje kaq të lartë”, ka shpjeguar Nagavci.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy