Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e GJKKO, ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj tij.
Shkreli po përballet me akuzat për korrupsion në zgjedhje, në kuadër të një hetimi të nisur nga organet e drejtësisë për veprimtari të dyshuara gjatë procesit zgjedhor.
Seanca u zhvillua në Gjykatën e Posaçme, ndërsa pritet që në vijim të zbardhen detaje të tjera lidhur me qëndrimin e palëve dhe vendimmarrjen e trupës gjykuese.
Procesi ndaj kryebashkiakut vijon.



