Kryebashkiaku i Fierit i përgjigjet Petro Koçit: Akuzat janë një diversion!

Kryebashkiaku i Fierit i përgjigjet Petro Koçit: Akuzat janë një diversion!

Armando Subashi, nuk ka nguruar t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për akuzat e bëra nga deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petro Koçi, për abuzimet me tenderat e Bashkisë së Fierit.

Kryebashkiaku Subashi, u shpreh se akuzat janë një diversion, ndërsa thekson se mbështet shqetësimin e Koçit pasi sipas tij, ku ka shkelje, secili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta.

Ndaj meje? Ndaj meje? Këtu je duke abuzuar. Nuk i bën dot këto diversione me PS. Në asnjë moment në deklaratat e Koçit nuk është bërë asnjë situatë me bashkinë. Ne nuk jemi kundër edhe ne i mbështesim. Ku ka shkelje secili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta. Por meqë ma bëre këtë pyetje pa dyshim që për mua ka qenë spekulim i pastër i shumë mediave. Me dashje apo dashje janë munduar të shtrembërojnë një shqetësim dhe ta kanalizojnë drejt bashkisë. Duke vendosur një deputet kundër kryetarit të Bashkisë ky është një lajm. SPAK nuk ka qenë në bashkinë e Fierit. Ky është një lajm i rremë. Çdo institucion është i hapur për çdo hetim për çdo gjë që organet ligjzbatuese mund ta hetojnë. Fakti që një institucion shkon për të bërë hetim nuk është fundi i botës. Përkundrazi është shumë mirë”, deklaroi Subashi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy