Tentativë arratisje nga burgu i Fushë-Krujës, tre të dënuar presin hekurat e dritares

Tentativë arratisje nga burgu i Fushë-Krujës, tre të dënuar presin hekurat e dritares

Një tentativë arratisjeje nga dhomat e sigurisë së zakonshme në burgun e Fushë Krujës është parandaluar ditën e djeshme.

Ministria e Drejtësisë informon se janë prerë hekurat e dritares dhe se ngjarja është zbuluar më 1 maj dhe është parandaluar nga grupi i sigurisë në Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë Krujë

Sipas informacioneve të para, "Në datë 01 maj 2018, rreth orës 11:52, gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi i sigurisë, në godinën B (siguria e zakonshme), në njërën prej dhomave të katit të parë është konstatuar dëmtim i hekurave të zgarës së dritares së kësaj dhome".

Dhoma ku ndodheshin të burgosurit ishte  e sigurisë së ulët dhe shpesh herë ishte përdorur për akomodimin e personave të paraburgosur. Pesë personat që ndodheshin aktualisht në këtë dhomë, ishin aty prej jo më shumë se 15 ditësh.

Menjëherë janë marrë masa për sigurimin e të dënuarve që ndodheshin në këtë dhomë si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Në qeli ndodheshin të dënuar për dhunë në familje dhe të burgosurit u transferuan për në burgun e Peqinit dhe Drenoves. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar grupe inspektimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve si dhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, ndërsa është njoftuar edhe Komisariati i Policisë së Fushë Krujës.

Hetimet e mëtejshme do të bëjën të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore për autorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy