
Ish-anëtari i gjykatës kushtetuese Besnik Muçi në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me reformën në drejtësi për të cilën u shpreh se u prezantua si zgjidhja e vetme për shqiptarët.
Ai tha se pritej të ishte një proces i ndershëm dhe ligjor, ndërsa theksoi se funksioni i strukturave u bënë sekret të plotë.
Sipas gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë kanë qenë më të monitoruarit dhe sistemi i drejtësisë nuk ka qenë asnjëherë i shkëputur nga shteti shqiptar.
U prezantua si një reformë e rëndësishme reforma e drejtësisë, si zgjidhja e vetme për shqiptarët si institucioni që dukej se demoni duhej goditur dhe me të drejtë shqiptarët pritën ku pasona të rëndësishëm kaluan në vetting dhe minimumi pritej një proces ligjor i ndershëm. Ndërkohë që pas informacioneve u mësua se të gjithë anëtarët e KPA ishin emëruar në shkelje të kritereve përveç Ina Ramës.
Shumë probleme kishin dhe ata të KPK. Fillimisht u munduan ti bënim mediatike, pastaj filloi SPAK hetimet, atë që kishin thënë, funksioni i strukturave u bë në sekret të plotë. Përveç plotësimit të kritereve doli dhe problemi se çfarë ndodh në brendësi të strukturave, materialet ku shfaqej komunikimi mes anëtarëve të KPK, përgjimet.
Thelbi është te rëndësia e çështjes. Ne gjykojmë nga rasti tek fenomeni. Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë kanë qenë më të monitoruarit. Sistemi i drejtësisë nuk ka qenë i veçantë, s’ka qenë i shkëputur nga shteti shqiptar. Në vendet e tjera nuk ka pasur reformë të tillë, në asnjë vend tjetër anëtar të Këshillit të Europës nuk është kryer një reformë e tillë. Ka interes qeveria të ketë gjyqësor dhe prokurori të pavarur? Kjo do ishte utopike. Ne i kemi varur në qaf qeverisë sistemin.



