Partizani fiton titullin kampion në Superiore

Partizani fiton titullin kampion në Superiore

Partizani është zyrtarisht kampion i Shqipërisë, për sezonin 2022-2023, në Abissnet Superiore.

Me fitoren 2-0 ndaj Teutës, të kuqtë e drejtuar nga Giovanni Colella, e kanë mbyllur kampionatin në vendin e parë me 67 pikë të grumbulluara, po aq sa edhe Tirana, por bardheblutë janë në vendin e dytë për shkak të ndeshjeve direkte. 

Pas hapit fals të Tiranës në javën e kaluar, Partizani nuk gaboi dhe ia doli të marrë titullin, pas një sezoni shumë të luftuar deri në javën e fundit.

Ky i këtij sezoni, është titulli kampion i 17-të në histori për klubin e Partizanit. Ndërkohë Teuta humb mundësinë për tu kualifikuar në Europë, pasi me këtë humbje, zbresin në vendin e gjashtë me 48 pikë, po aq sa Laçi dhe 2 më pak se Vllaznia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy