NASA: Më shumë se 5000 planetë ekzistojnë përtej sistemit tonë diellor

NASA: Më shumë se 5000 planetë ekzistojnë përtej sistemit tonë diellor

NASA deklaron se përtej sistemit tonë diellor ekzistojnë më shumë se 5000 planetë. Të hënën, Agjencia Hapësinore Amerikane zbuloi 65 ekzoplanetë të tjerë, duke deklaruar kështu arritjen e këtij rekordi.

Kjo nuk është vetëm një shifër. Secili prej tyre është një botë e re, një planet i ri. Jam e emocionuar sepse nuk dimë asgjë për ta”, tha Jessie Christiansen, një prej shkencëtareve kryesore në Institutin e Ekzoplanetëve të NASA-s, të vendosur pranë Universitetit të Teknologjisë në Kaliforni.

Sipas studiuesve, kjo që po jetojmë është epoka e artë e ekzoplanetëve. Edhe pse ekzistenca e planetëve jashtë sistemit tonë diellor është diçka e përmendur shpesh në filmat e vjetër fantastiko-shkencorë, planeti i parë u zbulua vetëm në fillim të viteve 1990.

Në këto botë të tjera përfshihen planetë që janë shumë më të mëdhenj se Toka, shpesh të pakrahasueshëm me asnjë prej planetëve të sistemit tonë diellor. Deri tani, NASA ka mundur t’i kategorizojë këto planetë, 30% janë gjigantë gazi, 31% janë më të mëdhenj se Toka, dhe 35% janë të ngjashëm me Neptunin. Vetëm 4% janë planetë të ngjashëm me Tokën apo Marsin.

Nga 5000 ekzoplanetë, 4900 janë vetëm pak mijëra vite dritë larg nesh. Por ne jemi 30 mijë vite dritë larg qendrës së galaksisë, nëse eksplorojmë më shumë rreth nesh, mund të gjejmë shumë planetë të tjerë, mendoj se kjo shifër mund të arrijë deri në 200 miliardë”, tha Christiansen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy