Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur paraditen e sotme në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Në lidhje me dosjen “Partizani” Berisha akuzohet se si kryeministër ka ndërmarrë veprime konkrete, në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi të përfitonte ndërtim pallatesh në truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Malltezi është gjithashtu nën akuzë për veprën penale korrupsion, si dhe pastrim parash.



