Pas heqjes së vizave për zonën Shengen për qytetarët e Republikës së Kosovës, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga Serbia.
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Miloš Vuçeviç, i pyetur në një intervistë për median serbe Vojvodina RTV, u shpreh se popullata serbe nuk ka pse mërzitet për heqjen e vizave për Kosovën dhe se ata duhet të shohin në prizmin strategjik në kohën e migrimit të detyruar të shqiptarëve nga princi i atëhershëm i Serbisë, Millosh Obrenoviç.
Sipas tij, populli serb duhet të piqet politikisht dhe duhet parë që, në thelb, ato vendime janë të mirëseardhura edhe për ne.
Pse jemi të mërzitur? Lërini shqiptarët të ikin. Ta shohim më gjerësisht. Nuk e kemi problem se 500 000 shqiptarë të Kosovës do të udhëtojnë atje, në Europë. Pse nervozoheni? Le të tregohemi të mençur politikisht, çka na duhet neve nëse udhëtojnë në Zvicër, Gjermani, etj.
Eja t'i shohim gjërat pak historikisht. Duhet pak durim, pak politikë të Millos Obrenovicit, nuk është e gjitha tani për tani.
Populli ynë duhet të piqet politikisht, që historikisht t'i kuptojë disa rrethana nuk d.m.th. që je me pak patriot apo serb nëse disa vendime në të parën nuk duken dhe aq të popullarizuara, por në thelb dhe strategjikisht janë vendime të mira për ne.
Në të njëjtin kontekst, ai mbrojti edhe vendimin e muajit të kaluar të qeverisë serbe për lejimin e automjeteve me targa të Kosovës të qarkullojnë nëpër Serbi lirshëm.
Ne theksojmë atë se të lësh dikë në territorin e Serbisë me ato targa nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës. Ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe kurrë nuk do të pajtohemi që ajo që Prishtina e quan Republika e Kosovës dhe të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara. Ne do të jemi të ekspozuar ndaj presionit të madh, vendet e mëdha perëndimore janë sponsorët e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës.
Qytetarët nuk duhet të hutohen nga fakti se jemi dakord për disa gjëra për të ruajtur strategjikisht vendin, do të thotë kapitullim, nuk do të thotë të heqësh dorë nga shteti kyç, interesat kombëtare dhe popullore, do të thotë pak mençuri në politikë dhe jo gjithmonë të shkaktosh një fat të keq.
Nuk është koha për parulla dhe thënie të lehta për të cilat shteti apo qytetarët mund të paguajnë një çmim të lartë. Është shumë kërkuese që të ruhen serbët në Kosovë dhe ne e kemi sovranitetin e kufizuar, nuk kemi as polici e as ushtri në Kosovë, nuk i kemi të gjitha instrumentet që duhet t'i ketë shteti në territorin e tij, dhe ne kemi vështirësi të mëdha në ruajtjen e popullit tonë atje, pa rrezikuar qytetarët e tjerë të Serbisë.



