"Emigrantët" /Italia bllokon deklaratën e përbashkët mbi tregtinë dhe mbrojtjen në samitin e BE

"Emigrantët" /Italia bllokon deklaratën e përbashkët mbi tregtinë dhe mbrojtjen në samitin e BE

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, bllokoi miratimin e deklaratës së përbashkët të Bashkimit Evropian për tregtinë dhe mbrojtjen në një samit të BE të enjten, për të ushtruar presion mbi kolegët e tij për të pranuar qëndrimin e Italisë për migracionin, thanë diplomatët evropianë.

Conte bllokoi deklaratat e përbashkëta që përmbanin kritika ndaj tarifave tregtare të SHBA dhe mbështetje për masat hakmarrëse, duke thënë se ai mund t'i miratojë ato vetëm kur 28 krerët e bllokut kishin gjetur një bazë të përbashkët për të gjitha temat që u diskutuan në samit, veçanërisht për migracionin.

Masa e pazakontë e Conte u kritikua nga disa qeveri. "Disa liderë u befasuan nga kjo", tha një diplomat i BE.

Italia dëshiron më shumë ndihmë nga vendet e BE-së në trajtimin e ardhjes së emigrantëve.

Veprimi i Giuseppe Conte, i cili po merr pjesë në samitin e tij të parë të Bashkimit Evropian, i befasoi udhëheqësit e tjerë dhe e detyroi kryetarin e takimit të nivelit të lartë, Donald Tusk, dhe Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, të anulonin një konferencë shtypi të planifikuar për të enjten në mbrëmje.

Conte, kreu i një qeverie të re euroskeptike që përfshin lëvizjen anti-establishment 5-Yjet dhe Lega Nord e ekstremit të djathtë, kërkon që shtetet e tjera të BE të ndajnë kostot dhe barrën e trajtimit të emigrantëve që janë shpëtuar në Mesdhe, raporton Reuters.

Masa e tij erdhi pasi udhëheqësit zhvilluan bisedime mbi një sërë çështjesh nga siguria dhe mbrojtja, e deri te vendet e punës, rritja dhe konkurrenca. 

"Ne ende shpresojmë se Conte ndihet i detyruar të nxisë një rrëmujë dhe në fund të ditës ai do të kthehet në vijë, por nuk është aspak e sigurt", tha një diplomat i BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy