
Drejtori i Qendrës për çështjet e informimit publik, Gerti Shella, thotë se praktika e viteve të demokracisë nuk ka sjellë dot në faktimin shkak-pasojë të financimit nga krimi të partive politike, edhe pse akuzat për inkrimimin janë kryefjalë e fushatave.
Nga studio e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se kandidatët në garë nuk arrijnë të krijojnë një program minimal, por prodhojnë një mal akuzash.
Shella shtoi se nuk kemi mundur dot të provojmë jo vetëm inkriminimin e partive, por as masën me auditimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe se asnjëherë nuk ka përfunduar një çështje e vetme për financim nga krimi në Prokurori.
Sipas tij, shqetësim përbën fakti që ka defiçit mes akuzave të mëdha dhe pamundësisë për t’i konfiguruar dhe provuar.
Do të duhet të kishte një praktikë që prej KQZ, duhet të shkonte në minimumin dhe maksimumin e mundshëm të financimit.
Fushatat mund të kenë një dysheme, por asnjëherë nuk dihet maksimumi i tyre, se janë fondet ligjore nga KQZ por nga ana tjetër sa kohë që biznesmenët janë në garë dhe informaliteti në Shqipëri është problem më vete.
Kandidatët zhvillojnë takime elektorale dhe në traditën e rrënjosur, çdo biznesmen jo vetëm i njërës forcë, por edhe i forcës kundërshtare i vendosin në dispozicion restorantet e tyre dhe kjo konsiderohet një dhuratë por në fakt është një donacion.
Se dhuratat nuk jepen, duhet të deklarohen si të tilla. Nuk mund të jetë kurrsesi një Ojq, qoftë dhe OSBE-ODHIR, për të vërtetuar këto transaksione qofshin ilegale apo kriminale.
Po të shohësh ligjërimin e Berishës, fillon dhe mbaron me krimi, krimi, krimi. Dhe pjesa tjetër e ka me lehtësi të papërballueshme, fillon dhe mbaron akuza me non grata, i hequr vize.
Gjuha është inkriminuese, por kur vjen puna te letrat, akuza mungon. Një administratë zgjedhore duhet të kishte pasur mundësi, të konfirmonte ose jo. Nuk faktohen transaksionet e dyshimta.
Vetë KQZ, ka përpiluar dosjet për 18 rastet e evidentuara që u hasën me parregullsi, për një votë më shumë apo një më pak dhe këta u dërguan për ndjekje penale.
Deri në vitin 2022 nuk pati konkluzione për këto hetime që u dërguan nga autoriteti më i lartë i zgjedhjeve.
Krimet e natyrës financiare nuk hetohen edhe për një shkak tjetër, se përfshihet një palë që jep dhe një palë që merr.
Shteti shqiptar nuk arrin të provojë me fakte se kemi depërtim me fakte ose jo të parave kriminale.
Biznesi për sa kohë që vlerëson të jepet një financim i tillë, e ka bërë një llogari paraprake. Garantimi i barazisë së votës është një nga parimet e pakontestuara.
Në garantimin e barazisë së votës, kush hyn me një tufë parash dhe kush hyn me vullnetin e vetë, kjo barazi është e kompromentuar.
Shella tha se votuesit nuk mund t’i kërkohet asgjë më shumë se të shkojë të ushtrojë vullnetin e tij pro një kandidati apo subjekti zgjedhor dhe vetëm kaq dhe se subjektet zgjedhore për shkak të parimit të kontrollit reciprok, do të duhet të jenë aktive në ushtrim të funksionit që kanë marrë përsipër për të kontrolluar kundërshtarin.
Lidhur me shifrën prej 100 mijë euro se është marrë me qira stadiumi nga Sali Berisha, Shella tha se nuk di të ketë ndonjë hetim dhe se nëse do ishte shkak strukturat e ngarkuara për krimet zgjedhore të dyshuara duhet të kishin depozituar një kallëzim në Prokurori.
Në zgjedhjet e fundit për Kuvendin, pati rreth 250 kallëzime sa në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve që patën në fokus partitë kundërshtare.
Ka pak vëzhgues vendas në zgjedhjet vendore, vetë PD zgjodhi të dalë nga garimi asokohe. Ajo që nuk kuptoj është se këtë herë zgjedhjet vendore janë më të rëndësishme për qytetarin, ka kaq pak vëzhgim.
Për fat të keq duhet të mjaftohemi me raportin e OSBE-ODHIR që pati progres, por u konstatuan dhe parregullsi. Madje dhe në raportin paraprak flitej në është në rregull të rriten pagat në prag fushate.



