
Në librin e Qytetarisë për klasën e 3-të shfaqet një foto e kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilën opozita e quan skandal.
Ky fakt është denoncuar nga kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferi, i cili në një komunikim me MCN lajme, konsideron se Veliaj po i përdor librat shkollor për propagandën e tij.
Sipas tij, libri i Qytetarisë nuk ka lidhje me punën e Këshillit bashkiak.
Tekstet shkollore janë tekste laike për nga ana fetar dhe duhet të jenë në të njëjtën kohë pa ndikime politike dhe të çfarëdo lloj imazhi që duhet të shfaqet aty.
Është komplet e panevojshme qe Erion Veliaj të marrë protagonizëm edhe te tekstet e fëmijëve, dhe kjo ka ndodhur pas një kalvari të gjatë që është munduar të çoj letra të personalizuar për çdo fëmije, është munduar ti drejtoj drejt aktiviteteve të bashkisë me detyrim, është munduar ti përdor për propagandën e tij personale për mbjelljen e pemëve, mësueset, gjithashtu, duke i hequr fëmijët nga orët e mësimit.
Xhaferi kërkon që Ministria e Arsimit të marrë përgjegjësi për këtë skandal dhe të dalë me një qëndrim publik dhe të bëjë hetim lidhur me procedurat që u ndoqën nga botimi deri në dorëzimin e këtij libri në duart e nxënësve.
Çfarë lidhje ka Këshlli Bashkiak më shërbimet në komunitet te mësimet në librin e ‘Qytetarisë 3’, këtë gjë nuk e kuptoj.
Unë këtë e quaj një shkelje shumë të madhe dhe duhet bërë një hetim nga Ministria e Arsimit se si ka nisur botimi i këtij libri, si është konceptuar dhe se si ka dal në tirazh dhe se sot është në duart e fëmijëve tanë.



