Anëtari i Partisë Bindja Demokratike, Fabian Topallaj, në studion e emisionit “Arnautistan” në MCN TV, është i bindur se sot në politikën shqiptare, njerëzit më të të suksesshëm janë më të paskrupujt.
Ai u shpreh se megjithëse “Bindja”, humbi në këto zgjedhje, kauza është më e rëndësishme se rezultati në politikë.
“Jo vetëm “Bindja”, por të gjitha përpjekjet e reja, dështuan në aspektin e numrave, por politika ka edhe një dimension të së drejtës dhe jo vetëm të numrave, prandaj mendoj se ne duhet të aktivizohemi sepse nganjëherë kauza është më e rëndësishme sesa rezultati i aty i atyshëm.
Në kushte normale për suksesin duhet të kesh gjithmonë sukses, pro për fat të keq këtu njerëzit më të suksesshëm politik janë absolutisht më të paskrupujt, dhe padyshim ky është një problem, por megjithatë mungesa e suksesit, ideve të drejta apo përpjekjeve të drejta, sigurisht që këtu lidhet me sistemin politik që është ngritur, ne kemi edhe njerëz që e kanë lënë suksesin për të vazhduar politikën .



