Hakerimet, Teliti: Humbja e besimit te shteti, një katastrofë. Po largohen nga Shqipëria edhe njerëz pa probleme financiare

Hakerimet, Teliti: Humbja e besimit te shteti, një katastrofë. Po largohen nga Shqipëria edhe njerëz pa probleme financiare

Këshilltari për Ekonominë në PD, Dorjan Teliti tha në emisionin “Stay Tuned” se hakerimi i të dhënave nga e-Albania ka ulur besimin e qytetarëve te strukturat shtetërore dhe shteti në tërësi. Ai vë në dukje se të dhënat dolën para se t’i publikonin hakerat iranianë, duke sjellë në vëmendje listën e patronazhistëve.

Fakti është që është hakeruar e-Albania, gjithë sistemi. Deri më sot janë publikuar vetëm një pjesë e vogël e tyre. A ka nisur publikimi sot, dy muajit e fundit me hakerimin zyrtar nga Irani? Jo, ka nisur që me zgjedhjet e kaluara, e mbani mend listën e patronazhistëve. Kishte të dhëna që janë deri diku edhe konfidenciale. Kjo dalje e të dhënave thjesht ul besimin te strukturat shtetërore, ul besimin te shteti. Shteti është një. Të humburit të besimit të shtetit si strukturë, është fatkeqësi, është një katastrofë”.  

Lidhur me largimin e shqiptarëve nga vendi, Teliti tha se mes të ikurve janë edhe njerëz që s’kanë probleme financiare, por nuk shohin shpresë për të ardhmen.

Njoh njerëz që kanë pasur rroga të mira, kanë pasur shtëpitë e tyre, s’kanë pasur problematika të karakterit financiar. Por mungesa e shpresës dhe sigurisë për të ardhmen, sistemi arsimor, shëndetësor, jetesa, kultura, klima politike, i kanë bërë të marrin sakrificën e të jetuarit jashtë. Të jetosh në emigracion nuk është e lehtë. Unë jam jetuar 20 e ca vite më parë si student. Nuk kam qenë emigranti tipik dhe prapë ka qenë tepër e vështirë. Të marrësh rrugën e emigracionit s’është diçka e bukur”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy