
Çmimet e larta të produkteve të shportës, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave kanë sjell rënie të konsumit. Drejtuesja e Qendrës "Konsumatori shqiptar" Ersida Teliti, thotë se çmimet janë abuzive, ndaj po hartohet një kërkesë drejtuar ministrisë, ku do të kërkohet rishikimi i TVSH për produktet e shportës dhe një strukturë monitoruese për çmimet.



