Pranga ‘skifterit’ shqiptar, bënte kërdinë nëpër shtëpitë e italianëve

Pranga ‘skifterit’ shqiptar, bënte kërdinë nëpër shtëpitë e italianëve

Policia italiane ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh. Shqiptari Flovjan Nike jetonte në provincën e Novara-s në Itali, ndonëse i papunë, akuzohet për disa vjedhje. Sipas mediave italiane karabinierët kishin parë sjellët e tij të çuditshme brenda makinës tip ‘Audi A4’, e më pas kishin nisur verifikimet.

Pas hetimeve rezultoi se mjeti ishte i vjedhur në nëntor në Borgo dhe fill pas kësaj, ata kanë nisur ta ndjekin shqiptarin, i cili hyri me mjetin e tij në një parkim, ku nuk kishte rrugëdalje tjetër, e më pas u arrestua. Në atë moment, nga një tjetër automjet del një person, i cili ikën me shpejtësi, ndërsa policia nuk ka mundur ta kapë për shkak të errësirës.

Pas kontrolleve të ushtruara nga policia në automjetin e të arratisurit dhe më pas në atë të Nikës u gjetën sende të tjera të vjedhura si bizhuteri, një Ipad Apple dhe dokumente të ndryshme personale.

Po ashtu, atij iu gjetën edhe pajisje për të kryer vjedhje (Varre, kaçavida, pinca dhe shufër hekuri) dhe dy radio transmetuese. Afër në të njëjtin parkim policia gjeti dhe një makinë tjetër të vjedhur në dhjetor në provincën e La Spezia-s. Veçanërisht në mesin e mallrave të vjedhura është gjetur një ore e markës ‘Longines’ që rezulton të jetë vjedhur pikërisht mbrëmjen e së martës në një shtëpi në komunën e Pieve-s. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy