24 orë ujë në vitin 2024 për Tiranën? UKT hedh poshtë premtimin e Veliajt

24 orë ujë në vitin 2024 për Tiranën? UKT hedh poshtë premtimin e Veliajt

Në dhjetor të vitit 2021, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zv/kryeministri i asaj kohe Arben Ahmetaj, firmosën një marrëveshje me Bankën Europiane të Investimeve për marrjen e një kredie prej 80 milionë eurosh në emër të Ujësjellës Kanalizme Tiranë. Asokohe Veliaj u shpreh se brenda vitit 2024 kryeqyteti do të ketë 24 orë ujë falë kësaj kredie.

Ndërkohë drejtori i UKT, Elton Kacidhja, në një intervistë të dhënë gjatë asaj kohe dha një tjetër deklaratë, që binte ndesh me atë të Veliajt. Ai tha se punimet për furnizimin me 24 orë ujë të Tiranës mund të përfundojnë në vitin 2025/2026.

Teksa banorët e kryeqytetit presin që ky premtim të bëhet realitet, UKT tha në një përgjigje për “Xhadat” se një pjesë e Tiranës urbane, pjesa verilindore dhe veriperëndimore, që furnizohet nga impianti i Bovillës, tashmë ka 24 orë ujë. Por “Xhadat” ishin të pranishëm në terren dhe në fakt rezultoi e kundërta. Banorët e këtyre zonave thanë se nuk kanë 24 orë ujë dhe se përdorin depozita për të pasur gjatë gjithë kohës ujë në shtëpitë e tyre. Po ashtu ata ngritën shqetësimin se uji i depozitës nuk është i pastër.

Sakaq, “Xhadat” bëri një kërkim në Agjencinë e Prokurimit Publik për gjithë procedurat e tenderimit, që UKT ka zhvilluar gjatë vitit 2022 dhe 2023 për të siguruar infrastrukturën për realizimin me 24 orë ujë të Tiranës. Në vitin 2022, UKT ka shpallur disa tendera të cilat kapin një vlerë prej 4.2 milionë euro dhe që kanë të bëjnë me ndërtim ujësjellësi apo depozitash të reja. Ndërsa për vitin 2023 deri më tani nuk është zhvilluar asnjë procedurë tenderimi e tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy