
Japonia ka njoftuar për herë të parë se një punëtor në centralin bërthamor të Fukushima ka vdekur pas ekspozimit të rrezatimit. Një burrë në moshën 50-vjeçare vdiq nga kanceri i mushkërive, me të cilin u diagnostikua në vitin 2016.
Qeveria japoneze kishte rënë dakord më parë se rrezatimi shkaktoi sëmundje në katër punëtorë, por kjo është vdekja e parë që pranohet.
Reaktori i Fukushima pësoi dëmtime pas një tërmeti me magnitudë 9.0 dhe një cunami në mars 2011.
Sistemi i ftohjes u shkatërruan në stacionin bërthamor në bregun verilindor të Japonisë dhe kjo pasoi me rrjedhjen e materialit radioaktive.
Punonjësi që ndërroi jetë kishte punuar në stacionet e energjisë atomike që nga viti 1980 dhe ishte përgjegjës për matjen e rrezatimit në uzinën e Fukushima No 1 menjëherë pas dëmtimit.
Ajo që ndodhi në Fukushima ishte aksidenti më i rëndë bërthamor në botë që prej Çernobilit në vitin 1986. Rreth 18 500 njerëz vdiqën ose u zhdukën për shkak të tërmetit dhe cunamit që pasoi, ndërsa më shumë se 160 000 u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.



