Përplasje mes palestinezëve dhe policisë izraelite, 205 të plagosur

Përplasje mes palestinezëve dhe policisë izraelite, 205 të plagosur

Të paktën 205 perosna janë plagosur pas përplasjeve mes palestinezëve dhe policisë izraelite në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa, një vend i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë.

Mijëra palestinezë ishin mbledhur përreth xhamisë mëngjesin e të premtes për lutje, ndërsa shumë qëndruan për të protestuar kundër dëbimeve në qytet në thelb të konfliktit Izraelo-Palestinez.

Përplasjet nisën në Al-Aqsa, fillimisht pranë Sheik Jarrah që qëndron afër Portës së famshme të Damaskut të Qytetit të Vjetër me mure.

Të premten trupat izraelite qëlluan dhe vranë dy palestinezë dhe plagosën disa të tjerë në një bazë që i përkiste forcës paramilitare të Policisë Kufitare të Izraelit në Bregun Perëndimor të okupuar.

Tensionet janë rritur në javët e fundit në Jeruzalemin Lindor, i cili pretendohet nga Izraeli dhe Palestinezët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy