I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV ka komentuar vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij për të cilin u shpreh se nëse mësuesit apo dhe drejtoresha e shkollës Fan Noli kanë pasur dhe indicien më të vogël për këtë sherr duhet patjetër të japin dorëheqjen.
Ai tha se këtu duhet një shkundje e madhe e shoqërisë, një marshim i madh i organizuar nga aktivistët më të mëdhenj që të përmbledhë të rinj, prindër, intelektualë dhe specialistë të edukimit dhe kulturës.
Nuk kam çfarë të shtoj për atë që është një ngjarje shumë e hidhur dhe qëndrimi im është ky që të gjithë ata mësues në shkollën Fan Noli përfshirë dhe drejtoreshën nëse kanë pasur dhe indicien më të vogël për këtë sherr dhe kanë pasur dhe mundësinë më të vogël për ta parandaluar këtë duhet të japin dorëheqjen.
Qëndrimi im është se shkolla është një pjesë e shoqërisë, dhe dhunën në shkallë tek adoleshentët është pjesë e dhunës urbane dhe këtu nuk është vetëm mësuesi përgjegjës por është politika, rendi, kultura, qeveria, familja, janë mediat e të gjithë me radhë.
Dhe qëndrimi im ka qenë ky, që këtu duhet një shkundje e madhe e shoqërisë, një marshim i madh i organizuar nga aktivistët më të mëdhenj që të përmbledhë të rinj, prindër, intelektualë dhe specialistë të edukimit dhe kulturës.



