Aksident në Bolonja, shpërthimi i një cisterne shkakton 2 viktima dhe 55 të plagosur (FOTO/ VIDEO)

Aksident në Bolonja, shpërthimi i një cisterne shkakton 2 viktima dhe 55 të plagosur (FOTO/ VIDEO)

Dy të vdekur dhe 55 të plagosur është bilanci i një zjarri në një autostradë pranë aeroportit të Bolonjës, në Itali.

Shkak për flakët dhe shpërthimin që pasoi dyshohet të jetë bërë një aksident në të cilin u përfshinë një kamion që transportonte lëndë të djegshme dhe disa mjete të tjera.

Në flakë janë përfshirë edhe mjetet e disa kompanive koncesionare pranë vendit të ngjarjes.

Qarkullimi në autostradën e Casalecchio-s është ndaluar në të dyja drejtimet, ndërsa një helikopter i zjarrfikëses po përpiqet të vërë nën kontroll flakët nga ajri.

Për shkak të shpërthimit dhe përhapjes së flakëve është shembur pjesërisht edhe një urë, pjesë e autostradës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy