Rubio: Kanali i Panamasë duhet të zvogëlojë ndikimin e Kinës

Rubio: Kanali i Panamasë duhet të zvogëlojë ndikimin e Kinës

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i tha presidentit të Panamasë në një takim ballë për ballë se vendi i tij duhet të zvogëlojë ndikimin kinez mbi Kanalin e Panamasë ose të përballet me veprime hakëmarrëse nga administrata e Presidentit Tump.

Presidenti Jose Raul Mulino tha më vonë të dielën se “nuk ka kërcënime reale për rimarrjen e kanalit apo përdorimin e forcës”. Rubio, u takua të dielën në Panama me Presidentin José Raúl Mulino.

Panamaja është ndalesa e parë e turneut të kryediplomatit amerikan në Amerikën Qendrore, ndërsa Presidenti Donald Trump shton trysninë ndaj fqinjëve dhe aleatëve të Uashingtonit, përfshirë kërkesën që Kanali i Panamasë të vihet nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara.

Kjo është vizita e parë jashtë vendit që kur zoti Rubio mori drejtimin e diplomacisë amerikane.

Një ditë më parë Presidenti Trump njoftoi vënien e tarifave ndaj shteteve fqinje, Kanadasë dhe Meksikës, duke shkaktuar reagime hakmarrëse nga ato vende.

Sidoqoftë, duket se kryediplomati amerikan po ndjek një qasje më pak konfrontuese dhe më diplomatike, duke përshëndetur përzemërsisht homologun panamez, megjithëse as ai dhe as presidenti nuk folën publikisht për takimin.

Pas takimit, Sekretari Rubio kishte në plan që të vizitonte një objekt energjetik dhe më vonë Kanalin e Panamasë, për të cilin Presidenti Trump ka shprehur pretendime.

Presidenti Mulino ka thënë se nuk do të ketë negociata me Shtetet e Bashkuara për pronësinë e kanalit, ndërsa në Panama ka patur protesta kundër planeve të Presidentit Trump.

Rreth 200 protestues marshuan të dielën në kryeqytetin panamez, duke mbajtur flamuj dhe duke bërë thirrje patriotike për unitetin dhe sovranitetin e vendit.

Disa protestues dogjën një pankartë me fotografitë e Presidentit Trump dhe Sekretarit Rubio, ndërsa brohoritën “Marco Rubio jashtë Panamasë”. Policia i ndaloi protestuesit përpara se t’i afroheshin pallatit presidencial.

Zyrtarët dhe ekspertët thonë se vizita e Sekretarit Rubio ka për qëllim pjesërisht që të mposhtë ndikimin në rritje të Kinës në rajon.

Udhëtimi i shefit të diplomacisë amerikane vjen ndërsa Presidenti Donald Trump po përpiqet të rimarrë kontrollin e Kanalit të Panamasë dhe Uashingtoni intensifikon përpjekjet për të frenuar emigracionin e paligjshëm.

Presidenti Trump thotë se Kina kontrollon Kanalin e Panamasë, një rrugë e rëndësishme tregtare që lidh Atlantikun me Paqësorin. Panamaja e ka hedhur poshtë pretendimin amerikan, duke këmbëngulur se e menaxhon kanalin në mënyrë të paanshme për të gjithë trafikun detar.

Shtetet e Bashkuara, të cilat e ndërtuan kanalin në fjalë, i dorëzuan Panamasë kontrollin e tij në vitin 1999. Panamaja e kundërshton thirrjen e Presidentit Trump për të rimarrë kontrollin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy