Zjarret në Greqi, Ambasada shqiptare thirrje qytetarëve: Numrat ku mund të kërkoni ndihmë

Zjarret në Greqi, Ambasada shqiptare thirrje qytetarëve: Numrat ku mund të kërkoni ndihmë

Ambasada shqiptare në Greqi ka reaguar në lidhje me zjarret e shumta që kanë pushtuar vendin fqinj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje qytetarëve të kërkojnë ndihmë në raste nevoje. Si pasojë, ka vënë në dispozicion numrat e kontakteve në rast emergjencë. Postimi i plotë: Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente të zjarreve në rajone të ndryshme të Greqisë, Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura nga zjarri, të cilët kanë nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë: Drejtpërdrejt me Sekretarinë e Përgjithshme të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile , në numrat e telefonit: 0030-213 1510903, 0030-213 1510953. Njësinë e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme që është aktivizuar për shkak të zjarrit, e cila ka vënë në dispozicion të shtetasve të huaj që kanë nevojë për ndihmë numrat e kontaktit: 0030-210 3681730, 0030-210 3681259, 0030-210 3681350. Ambasadën në Athinë në numrin e emergjencave 0030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve 24/7 dhe në adresën e email-it embassy.athens@mfa.gov.al. Në solidaritet me Greqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare greke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy