Paradoksi i hetimit të Ervis Martinajt, Hoxha: SPAK e kërkon të gjallë, prokuroria e Kurbinit e kërkon të vdekur

Paradoksi i hetimit të Ervis Martinajt, Hoxha: SPAK e kërkon të gjallë, prokuroria e Kurbinit e kërkon të vdekur

Gazetari Artan Hoxha thotë se Ervis Martinaj është nën hetim nga dy organe të akuzës, njëherë si i gjallë dhe njëherë tjetër si i vdekur. Në studion e Të Paekspozuarit, Hoxha tha se nuk beson se Martinaj do të gjendet ndonjëherë.

SPAK ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e familjarëve të Martinajt? Pse u bë tani? Sepse ai është nën hetim. Është e çuditshme që edhe në këto momente, kur ai është i zhdukur prej datës 9 gusht.

Zyrtarisht Ervis Martinaj është njeriu më i kërkuar në Shqipëri. Unë mendoj se nuk do ta gjejnë ndonjëherë.

Çudia e gjithë kësaj është se dy prokuroritë në vend, hetojnë në varësi të ndryshme, ai është zhdukur me 9 gusht dhe qe nga atëherë nuk kemi përgjigje ku është ai. Për shkak të kësaj, kemi hetim nga SPAK që e ka në hetim në kërkim për akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe Prokuroria e Kurbinit e heton për rrëmbim dhe zhdukje.

Pra ajo që të bën përshtypje është se në këtë moment, është pikërisht fakti se organet e hetimit kanë dy çështje të ndryshme për një person.

Hoxha tha se Martinaj ka mbajtur anën e Bashës, arsye për të cilën u bë edhe armiku i maxhorancës së sotme.

Ai ka mbështetur Bashën. Ai ishte armiku publik për këtë maxhorancë. Familja e Elvis Martinajt është akuzuar për mbështetjen e Berishës dhe familjarëve të tij. Por në çarjen që pati PD, ata mbajtën anën e Bashës. Shteti nuk veproi, i la kundërshtarët e Martinajt të vepronin. Kur u shpall në kërkim, Vis Martinajt iu hoq mbrojtja. Pra ai u çarmatos dhe në fund ndodhi që një punonjës policie e dorëzoi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy